Klubi anglez, Arsenali është në bisedime për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Arthur Melo.
Braziliani, i cili mbërriti në Evropë me Barcelonën pasi ra në sy me Gremion, ka rënë nga hierarkia e zgjedhjeve te klubi nga Torino.
Barça nënshkroi Arthurin nga klubi i Amerikës së Jugut në vitin 2018 përpara se ta dërgonte në Juve në vitin 2020, si shkëmbim me Miralem Pjanic.
Transferimi i tij u llogarit 66 milionë euro, por Arthur nuk ka arritur të shpaguaj këtë shifër në bazë të paraqitjeve të tij.
Me Juventusin tani që kërkon të pastrojë ekipin nga lojtarët e panevojshëm, Arthur është caktuar si njëri nga lojtarët që mund të largohet nëse arrin një ofertë e përshtatshme.
Sipas ekspertit italian të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenali ka diskutuar mundësinë e nënshkrimit të Arthurit në huazim.
Afati kalimtar i janarit mund të shoh brazilianin teksa ndryshon ambient nga Serie A në Ligën Premier. /Telegrafi/