Telegrafi

Arsenali dhe Chelsea në negociata me Suarezin

Denis Suarez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Klubet e Ligës Premier, Arsenali dhe Chelsea janë duke negociuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez, gjatë afatit të janarit, raportojnë mediat lokale katalunase.

Sipas mediumit RAC1, mesfushori i gjithanshëm është duke folur me të dy klubet e Londrës dhe duket se do të largohet nga Camp Nou për shkak të mungesës së kohës së lojës.

Ndërkohë, mediumi Diario Sport pretendon se tre klube tjera angleze janë në garë për shërbimet e lojtarit.

Lexo po ashtu Barça e gatshme të shesë Suarezin, Arsenali dhe Chelsea favoritë për transferimin e tij

Evertoni, West Hami dhe Watfordi që të gjithë thuhet se kanë interes për të transferuar spanjollin.

Ish-mesfushori i Sevillas dhe Villarrealit raportohet se mund të lihet i lirë për tu shitur për një shifër nga 10 milionë euro e më lart.

Suarez ka mbetur në 18 muajt e fundit të marrëveshjes së tij me gjigantët katalunas, ndërsa Valencia gjithashtu thuhet se ka një interes.

Lexo po ashtu Barcelona ia ofron Arsenalit mesfushorin Suarez

Megjithatë, Liga Premier është destinacioni më i mundshëm, pasi pëlqehet më shumë nga lojtari.

24-vjeçari ka luajtur vetëm 17 minuta në La Liga këtë sezon dhe duket i vendosur të largohet. /Telegrafi/