David Luiz duket se po kalon momentet e tij të fundit tek skuadra angleze Chelsea.
Mbrojtësi brazilian nuk po ka hapësirat e duhura nga trajneri Antonio Conte dhe duket se ka vendosur për largim.
Trajneri italian dhe futbollisti nuk po kalojnë momente të mira dhe kjo është dukur qartë në ndeshjet e fundit.
Kësisoj duket se nga klubi do të largohet braziliani për të cilën kanë shprehur interesim shumë skuadra të njohura.
Garës për t’i siguruar shërbimet e brazilianit i janë shtuar edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.
Përveç Bayernit në garë për Luizin është futur edhe rivali lokal i Chelseat, Arsenal.
30-vjeçari gjithashtu ka zgjuar edhe interesimin e Barcelonës, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Juventusit.
Ish-anëtari i PSG-së dhe Benficës ka kontratë me kampionin aktual të Anglisë deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/