Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes palëve, Di Maria është lojtar i ri i Benficas

Angel Di Maria do të rikthehet në Portugali te Benfica, pas 13 viteve që kur është larguar nga kjo skuadër.

Reprezentuesi argjentinas u largua nga Juventusi pas vetëm një viti qëndrim me fanellën e skuadrës torineze.

Di Maria ka mbetur lojtar i lirë, derisa ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te Benfica.

Lexo po ashtu Kthimi i Di Marias te Benfica, çështje ditësh

Marrëveshja mes palëve është arritur, derisa Di Maria do të nënshkruajë kontratën me klubin portugez javën e ardhshme.

Bëhet fjalë për  një kontratë një vjeçare, derisa për Di Marian është rikthim në kryeqytetin portugez ku kishte kaluar tre vite nga 2007 deri më 2010.

Lexo po ashtu E konfirmoi largimin nga Juventus, gjashtë skuadra pas Di Marias

Benfica fitoi garën me skuadrat arabe dhe ato amerikane për të nënshkruar me yllin argjentinas.

35-vjeçari sezonin e fundit zhvilloi 40 ndeshje me Juventusin, ku realizoi tetë gola dhe asistoi në shtatë të tjerë. /Telegrafi/