Angel Di Maria do të rikthehet në Portugali te Benfica, pas 13 viteve që kur është larguar nga kjo skuadër.
Reprezentuesi argjentinas u largua nga Juventusi pas vetëm një viti qëndrim me fanellën e skuadrës torineze.
Di Maria ka mbetur lojtar i lirë, derisa ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te Benfica.
Marrëveshja mes palëve është arritur, derisa Di Maria do të nënshkruajë kontratën me klubin portugez javën e ardhshme.
Bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare, derisa për Di Marian është rikthim në kryeqytetin portugez ku kishte kaluar tre vite nga 2007 deri më 2010.
Benfica fitoi garën me skuadrat arabe dhe ato amerikane për të nënshkruar me yllin argjentinas.
35-vjeçari sezonin e fundit zhvilloi 40 ndeshje me Juventusin, ku realizoi tetë gola dhe asistoi në shtatë të tjerë. /Telegrafi/