Site icon Telegrafi

Anulohet edhe International Champions Cup shkaku i coronavirusit, klubet humbin miliona

Në mënyrë të pashmangshme, edicioni i vitit 2020 i International Champions Cup është anuluar dhe kjo mund t’ju kushtojë klubeve deri në 15 milionë euro.

Me futbollin në ndalesë dhe pandeminë coronavirus që goditi SHBA-të më shumë se çdo vend tjetër tani, ideja për të luajtur një turne miqësor në Amerikën e Veriut ishte e parealizueshme.

Organizatorët e International Champions Cup (ICC) njoftuan se turneu veror i vitit 2020 është anuluar tashmë.

Disa klube të mëdha evropiane ishin paraparë për të marrë pjesë në këtë turne, ku shumica morën pjesë edhe sezonin e kaluar.

Klubet përfshijnë italianët e Juventusit e Interit, spanjollët e Real Madridit e Barcelonës dhe anglezët e ​​Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Thuhet se dështimi për të luajtur këtë seri lojërash mund t’i kushtojë klube rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version