Site icon Telegrafi

Alarmohen Chelsea dhe Liverpool: Real Madridi ia cakton çmimin Valverdes

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Federico Valverden në këtë afat kalimtar veror.

Los Blancos nuk e konsiderojnë më uruguaianin si të paprekshëm dhe i kanë caktuar çmimin e largimit.

Sipas asaj që raporton Goal, klubi spanjoll po kërkon plotë 90 milionë euro nga kartoni i Valverdes.

Lexo po ashtu Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lojtari ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve nga Liga Premier si, Liverpool dhe Chelsea.

Dyshja janë të gatshëm të fillojnë bisedimet me Real Madridin dhe në ditët në vazhdim pritet të ketë lëvizje konkrete.

Lexo po ashtu Valverde përjashton mundësinë e largimit nga Real Madridi mes spekulimeve për një transferim në Ligën Premier

Valverde natyrisht se nuk dëshiron të largohet, por i është bërë e ditur se nuk e ka vend e sigurt.

Andaj, në pak minuta në dispozicion, mesfushori mund të përcaktohet se ku dëshiron të vazhdojë karrierën. /Telegrafi/

Exit mobile version