Telegrafi

Akademitë që kanë prodhuar më shumë lojtarë për top 5 ligat– Real Madridi zë vendin e katërt, Ajaxi prinë

Real Madrid, me akademinë e tyre Castilla, zënë vendin e katërt, duke qëndruar pas Ajaxit, Benficas dhe RB Salzburgut.  

CIES ka llogaritur se cila akademi ka prodhuar më shumë lojtarë që aktualisht luajnë në pesë ligat më të forta evropiane dhe Real Madridi tashmë është më lartë se FC Barcelona.

Castilla, e njohur ‘La Fabrica’ (Fabrika), ka 17 lojtarë që luajnë në pesë ligat kryesore të kontinentit të vjetër, më shumë se çdo klub tjetër në La Liga, Ligën Premier, Serie A, Bundesliga apo Ligue 1.

Ajax me (22), Benfica (21) dhe Red Bull Salzburg (20) janë akademitë që kanë prodhuar më së shumti talente që luajnë në Spanjë, Angli, Itali, Gjermani apo Francë.

Një tjetër gjigant spanjoll, FC Barcelona, ​​me akademinë e famshme ‘La Masia’ ka 11 lojtarë në kampionatet evropian duke e mbajtur pozitën e 13-të.

Top 20 prodhuesit më të mëdhenjë

Është interesante që skuadra e parë jo-evropiane është Boca Juniors, në venin e 15. /Telegrafi/