E hëna në botën e sportit ishte e rezervuar për ceremoninë ‘The Best’ në Londër.
Kjo ngjarje ishte organizuar nga FIFA për ndarjen e çmimet e më të mirëve për sezonin 2016/17.
Lojtari më i mirë u zgjodh Cristiano Ronalo me 43 per qind të votave, ndërsa trajneri më i mirë Zinedine Zidane.
Portieri më i mirë Gianluigi Buffon i Juventusit, kurse goli më i bukur i takoi Olivier Giroud ndaj Crystal Palaces.
Por, këto tashmë janë fakte dhe skena të njohura për publikun.
Ato që nuk janë parë dhe i interesojnë tifozëve janë prapaskenat, në mesin e tyre është edhe puthja e Granit Xhakas me të dashurën e tij para fillimit te ceremonisë (Video).
Ajo që tërheq vëmendjen është edhe pozimi i fenomenit Ronaldo me një ari pelushi dhe shumë lojtarëve që kishin zgjedhur të vijnë në këtë ceremoni gala me gjithë familjen. /Telegrafi/