Site icon Telegrafi

Aguero ua tregon kërkesat financiare klubeve të interesuara

Sulmuesi argjentinas që do të largohet në verë nga Manchester City, Sergio Aguero thuhet se ka vendosur kushtet e tij për lëvizjen e tij të ardhshme.

Aguero do të largohet nga City këtë verë kur kontrata e tij skadon, duke lënë Etihad pas 11 vitesh.

Largimi i Agueros nga City ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të lidhen me transferimin e tij.

Argjentinasi ka qenë në kontakt me Juventusin dhe Barcelonën për sezonin e ardhshëm dhe të dy klubet i dinë kërkesat e tij personale.

Sipas mediumi Gazzetta dello Sport, 32-vjeçari dëshiron një marrëveshje ku do të fitonte 12 milionë euro në sezon për të paktën dy vjet.

Paris Saint-Germain dhe Chelsea po shohin gjithashtu zhvillimet, megjithëse ende nuk kanë vendosur nëse duan transferimin e Agueros. /Telegrafi/

Exit mobile version