Telegrafi

Aguero tregon sa janë shanset që Messi të kthehet te Barcelona

Sergio Aguero ka folur përsëri për mikun e tij të ngushtë, Lionel Messi, i cili sipas tij duhet të kthehet të pensionohet te Barcelona.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është në sezonin e tij të dytë me klubin francez, pasi i pari ishte i tmerrshëm.

Megjithatë, eliminimi nga Liga e Kampionëve ka bërë që tifozët të kthehen kundër yllit argjentinas duke ia dëshiruar edhe largimin.

Lexo po ashtu U vërshëllye para dhe pas ndeshjes nga tifozët - Messi duket se ka parë mjaft te PSG

I këtij mendimi është edhe miku i ngushtë i Messit, Aguero, i cili beson te rikthimi i Messit në Camp Nou.

“Ndjenja ime është se ka 50 për qind shanse që Leo Messi të kthehet në Barça”, ka thënë fillimisht Aguero.

Lexo po ashtu “Do të ishte mirë për klubin dhe atë” - pas Robertos, një yll tjetër i Barcelonës kërkon rikthimin e Messit

“Unë mendoj se Leo duhet të tërhiqet nga futbolli në Barça. Barcelona është shtëpia e tij, ai duhet të përfundojë karrierën e tij këtu”.

“Laporta duhet të bëjë një përpjekje për të rikthyer Leon”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/