Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, do të jetë i pranishëm në finalen e Ligës së Evropës që zhvillohet në mes të Arsenalit dhe Chelseas për ta shikuar nga afër strategjinë e lojës së Maurizio Sarriti.
Kampionët italian e kanë identifikuar trajnerin e skuadrës nga Londra si strategun e tyre të ardhshëm, pas largimit të Massimiliano Allegrit.
Agnelli ka marrë drejtimin e skuadrës së Juventusit nga viti 2012, do të fluturojë për në Baku që ta shikojë nga afër lojën e Sarrit dhe më pas të vendos nëse do ta transferojë atë në Torino.
Trajneri italian ka edhe dy vite kontratë me Chelsea, por duket se do të largohet pas finales së Ligës së Evropës që zhvillohet nesër (29 maj) në Baku.
Në Torino janë të bindur se do ta transferojnë Sarrin nga skuadra londineze, mirëpo këta të fundit duan dëmshpërblim për ta prishur kontratën.
Sipas Daily Mail, Juvetusi është i gatshëm që t’i paguajë Chelseas rreth shtatë milionë euro për ta lënë të lirë italianin që t’u bashkohet atyre qysh në qershor. /Telegrafi/