Në Kosovë, norma kombëtare e varfërisë është e lidhur me papunësinë e lartë. Prandaj, nuk pritet të përmirësohet ndjeshëm gjatë periudhës 2015-2017, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore.
Raporti vë në pah se papunësia mbetet e lartë për shkak se ritmi i krijimit të vendeve të punës pritet të absorbojë vetëm dy të tretat e punëkërkuesve të rinj.
Në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave të zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë.
Të dhënat e nivelit të varfërisë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë të vitit 2011. Sipas këtyre të dhënave, shkalla e varfërisë së përgjithshme është 29.7 për qind, derisa varfëria ekstreme 10.2 për qind.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se mekanizimi kyç për të zbutur tensionet sociale në Kosovë është krijimi i vendeve të reja të punës.
“Në Kosovë flitet shumë më tepër për zhvillimin ekonomik dhe për rritje ekonomike sesa që ka substancë. Në këtë drejtim, nëse i kemi këta indikatorë dhe këtë konjukturë ekonomike, është e pamundur të mendohet krijimi i vendeve të reja të punës”, thotë Gërxhaliu, duke shtuar se në Kosovë ka probleme të shumta për të bërë biznes dhe se derisa nuk ka fuqizim të sundimit të rendit dhe ligjit, Kosova nuk do të jetë atraktive për investitorët e huaj.
“Kosova”, thekson ai, “duhet të përmirësojë bilancin e pagesave me kusht, që paraja, edhe e Kosovës, edhe diasporës, të mbetet në vend. Derisa Kosova do të vazhdojë eksportin e parasë së gatshme, është utopike të mendohet se do të ketë hapa pozitiv në uljen e varfërisë që në të vërtetë mund të jetë një bombë sociale e kurdisur për ardhmërinë e Kosovës”.
Rritja ekonomike sipas parashikimeve të Bankës Botërore, pritet të rritet nga 3 për qind, sa është paraparë në vitin 2015, në 3.5 për qind në vitin 2016 dhe 3.7 për qind në vitin 2017.
Për të zvogëluar papunësinë dhe varfërinë në Kosovë, ekonomisti i Bankës Botërore, Agim Demukaj, ka theksuar se Kosovës i duhet rritje ekonomike mbi 8 për qind për një periudhë 10-vjeçare.
“Rritja ekonomike mbi 8 për qind është e mirë, nuk është e pamundur apo e parealizueshme kjo rritje ekonomike. Janë 13 shtete në botë që kanë pasur mbi 20 vjet rritje ekonomike mbi 8 për qind, vetëm se për këtë kërkohet ndryshim i politikave”, ka theksuar Demukaj.
Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës kishin deklaruar gjatë vitit 2013 dhe 2014 se varfëria e përgjithshme dhe varfëria ekstreme kanë shënuar rënie, por që ende nuk kanë të dhëna zyrtare. Ata kishin deklaruar se të dhënat përfundimtare janë në finalizim e sipër dhe se së shpejti pritet të publikohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles