Të Shtunën, me 1 Mars 2014 nga ora 17:00 mbahet ngjarja joformale e radhës - BarCamp Gjakova #6. Edhe këtë radhë do të ketë folës dhe tema shumë interesante, ku do të ndajnë eksperiecën dhe prezantojnë: Elizabeth Gowing, Meriton Ferizi, Krenar Doli dhe Valmir Mustafa, biografitë e shkurtëra mund ti gjeni në vazhdim:
Elizabeth Gowing ka punuar në arsimin fillor në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka qenë këshilltare e qeverisë Britanike para se të vijë në Kosovë në vitin 2006. Në vitin 2009 ajo bashkë-themeloi OJQ-në “The Ideas Partnership” (www.theideaspartnership.org) duke përdorur fuqinë e vullnetarëve për të trajtuar sfidat në mjedis, arsim dhe trashëgimi kulturore. Ajo është autore e librit “Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo (2011)” dhe librit “Edith and I; on the trail of an Edwardian traveller in Kosovo (2013)”. Ajo ka një rubrikë të rregullt në gazeten “Prishtina Insight” si dhe në gjuhen Shqipe në publikimet tewww.gazetajnk.com.
Elizabeth në BarCamp Gjakova do të flas për përvojën dhe aventurën e saj në Kosovë, si dhe për librin e saj "Edith dhe I", ku në fokus ka antropologen e guximëshme Edith Durham nga udhëtimi i saj në Kosovë dhe Shqipëri.
Meriton Ferizi ka diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dega “Teori dhe Pedagogji muzikore”, ai studio edhe për 4 vite në të njëjtin Fakultet, dega instrumental Fagot, ku dhe u magjistrua për 2 vite në instrumentin e Fagotit. Ai ka punuar për 6 vite në Korin e Filarmonisë së Kosovës për të vazhduar më pas në Orkestër si Fagotist. Meritoni gjithashtu punon dhe ka punuar si Profesor i muzikës në Kolegjin “Mehmet Akif” Prishtinë; Profesor i Solfegjos në SH.M.M “Cesk Zadeja” Ferizaj; Profesor i Fagotit në SH.M.M “Prenk Jakova” Gjakovë dhe Prishtinë, si dhe është Udhëheqës i Korit në “Universitetin Amerikan”. Ai gjithashtu ka qenë pjesmarrës në 3 shfaqje teatrale si muzicient; “si dhe është anëtar i formacioneve (Ansambleve Muzikore).
Meritoni në BarCamp Gjakova do të flas për karrierën e tijë si dhe eksperiencën ne filharmoninë e kosovës.
Krenar Doli është hulumtues shkencor/Etnomuzikolog, ai në vitin 2007 ka përfunduar edukimin e lartë në Akademinë e Arteve, Fakulteti i Muzikë, dega Muzikologji, si dhe nga viti 2010 vijon studimet në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (Qendra e Studimeve Albanologjike) në drejtimin e Etnomuzikologjisë, Tiranë. Krenari ka punuar në shkollen fillore e mesme e ultë ‘’ Selman Riza” si dhe nga viti 2012 punon si Hulumtues shkencor/Etnomuzikolog në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Ai ka botuar librin ‘’Muzika në reflekset e kohës” në Tiranë; ’Gjakova brenda muzikës’’, si dhe studimin shkencor ‘’Jeta dhe vepra e Feim Ibrahimit në Tiranë.
Krenari në BarCamp Gjakova do të flas për vlerat muzikore në Gjakovë në aspektin studimor
Valmir Mustafa rikthehet në BarCamp Gjakova për të prezantuar shkurtimisht garën EYE Venture për vitin 2014. EYE Venture është një garë e përvitshme biznesi e cila organizohet nga EYE për të rinjtë, studentët dhe ndërmarrësit nga Kosova dhe Diaspora me ide inovative dhe të shquara biznesi. Gara ka për qëllim të promovojë kandidatët më të shquar, të investojë në idetë premtuese dhe bindëse të tyre si dhe t’i udhëzojë ata nëpërmjet procesit të planit të biznesit,
Vendi ku do të mbahet ngjarja është DEL House , ndërsa për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas.
Sponsor medial të Barcamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, në Twitter kërkoni me hashtag #BCGJK.
BarCamp Gjakova organizohet nga Komuniteti Aktiv Qytetar (KAQ) dhe mbështetet nga IPKO Foundation.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Arroganca e pushtetit

Si e sollën shqiptarët kafenë në Evropë?

NE DO TA GJEJMË RRUGËN

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës