Telegrafi

Zyrtarizimet që mund t’ju kenë ikur në javën e parë të janarit

Java e parë e janarit të 2018 ka qenë mjaft e ngjeshur në tregun e transferimeve.

Liverpooli theu rekord për një mbrojtës duke blerë Virgil van Dijkun nga Southamptoni për 84 milionë euro.

Lexo po ashtu Top 10 transferimet e 2017 dhe ato që mund të ndodhin në 2018

Ross Barkley u transferua nga Evrtoni te Chelsea, ndërsa Diego Costa nga Chelsea te Atletico Madridi.

Ndërsa, transferimi më i madh është ai i Philippe Coutinhos nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro.

Por, këto nuk janë transferimet e vetme të rëndësishme që kanë ndodhur në janar:

Nigel de Jong

Nga: Galatasaray

Te: Mainz

Pozita: Mesfushor

Mosha: 33

Shuma: Falas

Pika kyçe: Nigel de Jong ka një saktësi pasimeve prej 90 për qind në sezonin e fundit te Galatasaray.

Mario Gomez

Nga: Wofsburg

Te: Stuttgart

Pozita: Sulmues

Mosha: 32

Shuma: Tre milionë euro

Pika kyçe: Mario Gomez ka bërë dy asistime dhe ka krijuar nëntë pasime kyçe për Wolsfburgun në Bundesliga deri me tani.

Sandro Wagner

Nga: Hoffenhaim

Te: Bayern Munich

Pozita: Sulmues

Mosha: 30

Shuma: 13 milionë euro

Pika kyçe: Wagner ka shënuar katër gola dhe ka një saktësi të gjuajtjeve 52 për qind në Bundesliga.

Luciano Vietto

Nga: Atletico

Te: Valencia

Pozita: Sulmues

Mosha: 24

Shuma: 2.5 milionë euro në huazim

Pika kyçe: Vietto shënoi gjashtë gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 1,315 në La Liga në sezonin e kaluar

Cedric Teuchert

Nga: Nurnberg

Te: Schalke

Pozita: Sulmues

Mosha: 20

Shuma: Dy milionë euro

Pika kyçe: Teuchert është involvuar në tetë gola për Nurnbergun në të gjitha garat këtë sezon (gjashtë gola, dy asistime).

Ahmed Hegazi

Nga: Al Ahly

Te: West Brom

Pozita: Mbrojtës

Mosha: 26

Shuma: 5.3 milionë euro

Pika kyçe: Hegazi ka ndalur më së shumti aksione të kundërshtarëve se çdo lojtar i WBA-së në sezonin e kaluar.

Rafa Mir

Nga: Valencia

Te: Woves

Pozita: Sulmues

Mosha: 20

Shuma: 2 milionë euro

Pika kyçe: Rafa Mir ka shënuar 15 gola këtë sezon për Valencia B.

Terence Kongolo

Nga: Monaco

Te: Huddersfield

Pozita: Mbrojtës

Mosha: 23

Shuma: Huazim

Pika kyçe: Kongolo ishte i saktë në 80 për qind të ndërhyrjeve në top me Monacon në Ligën e Kampionëve.

Lewis Morgan

Nga: St Mirren

Te: Celitc

Pozita: Mesfushor

Mosha: 21

Shuma: Huazim

Pika kyçe: Morgan ka shënuar nëntë gola në 21 paraqitje në Scottish Premiership. /Telegrafi/