Telegrafi

Zyrtare: Torino huazon Lazaron nga Interi

(Foto: Twitter/Torino FC)

Torino ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e krahut të Interit, Valentino Lazaro, në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

26-vjeçari mund të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, në mesfushë apo në sulm.

Interi pagoi 22.4 milionë euro kur e transferoi austriakun nga Hertha Berlini në vitin 2019, mirëpo ai nuk arriti të kishte ndikim në Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu Interi e huazon për herë të katërt brenda tre viteve Valentino Lazaron

Futbollisti ka kontratë me Nerazzurrët deri në qershor të vitit 2024, ndërsa ka luajtur si huazim te Neëcastle United, Borussia Monchengladbach e Benfica.

Raportohet se Torino mund ta blejë në fund të sezonit për pesë milionë euro, derisa zikaltrit do ta paguajnë një pjesë të pagës së tij që është rreth dy milionë euro. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022