Klubi francez, Stade Rennes ka konfirmuar gjatë ditës transferimin e Dalbert Henrique nga Interi dhe Daniele Rugani nga Juventusi.
Rennes gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka kryer dy goditje të mëdha nga klubet elitare italiane të Serie A.
Zyrtarizimi i parë ka ardhur për mbrojtësin Dalbert, për të cilin kanë arritur marrëveshje me Interin.
🗓 Nos rendez-vous en #UCL 👇
—#AllezRennes#ToutDonner 💪🔴⚫ pic.twitter.com/UMLXJkPe18— Stade Rennais F.C. (@staderennais) October 2, 2020
“Stade Rennais FC dhe Inter Milan kanë arritur një marrëveshje për huazimin një-sezonal të mbrojtësit të majtë brazilian Dalbert Henrique”.
“27-vjeçari tashmë e njeh kampionatin francez pasi luajti 40 ndeshje për Nice katër vjet më parë”, thuhet në njoftimin e Rennes.
✍ Le Stade Rennais F.C. et l’@Inter ont trouvé un accord pour le prêt d’une saison du latéral gauche brésilien Dalbert Henrique.
Degemer Mat ! 😁
👉 https://t.co/CRIIGeBiLa
—#AllezRennes#ToutDonner 💪🔴⚫ pic.twitter.com/0LTuK91Bnv— Stade Rennais F.C. (@staderennais) October 3, 2020
Rennes gjithashtu njoftoi edhe arritjen e marrëveshjes me Juventusin për huazimin njëvjeçar të mbrojtësit Rugani.
“Mbrojtësi qendror italian Daniele Rugani, 26 vjeç, bashkohet me Stade Rennais. Mbrojtësi vjen në huazim për një sezon nga Juventus FC”, thuhet në njoftimin e klubit francez.
Ndryshe, Rennes ka pretendime të mëdha këtë sezon pasi bën pjesë edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
✍ Le défenseur central et international italien Daniele Rugani, 26 ans, est prêté pour une saison par la @juventusfc.
Degemer Mat @DanieleRugani ! 🤝
👉 https://t.co/Mp8RB04gSa
—#AllezRennes#ToutDonner 💪🔴⚫ pic.twitter.com/mLWu93EK12— Stade Rennais F.C. (@staderennais) October 3, 2020