Ryan Babel edhe zyrtarisht e ka kompletuar rikthimin te Ajaxi.
Sulmuesi holandez është larguar nga Galatasaray, për të kaluar te skuadra nga Eredivisie në formë huazimi.
Ajaxi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën turke për huazimin e Babelit deri në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi kishte debutuar te skuadra nga liga holandeze më 1 shkurt të vitit 2004, ndërsa në fund të atij sezoni kishte fituar titullin.
Më pas ai kishte kaluar te Liverpooli në vitin 2007, por për tu rikthyer për një sezon në vitin 2012, e që edhe aty arriti ta fitonte titullin e Erdivisies.
Në kohën sa ishte te Ajaxi, Babel kishte arritur të shënonte 29 gola dhe tani është hera e tretë që rikthehet në klub. /Telegrafi/
✘✘✗…🖋
Here to write the third chapter. #BackToTheFuture pic.twitter.com/4vC2OT6VfH— AFC Ajax (@AFCAjax) January 11, 2020