Gary Medel është futbollisti më i ri i skuadrës së madhe turke, Besiktas.
Besiktas ka njoftuar – në mënyrën e tyre, unike – nënshkrimin e mbrojtësit dhe mesfushorit Gary Medel nga Interi.
Një video e postuar nga llogaria zyrtare e Besiktas për Twitter, i pa që ata të vazhdonin në vijën e tyre të videove ‘Eja në Besiktas’ për Medelin.
#ComeToBeşiktaş ⚡ pic.twitter.com/ZqkyaXem4T
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 11, 2017
Raportet e mëparshme theksonin se Interi do të marrë tre milionë euro plus një përqindje të çdo shitje të ardhshme për 30-vjeçarin.
Medel ka vënë lapsin në letër për një kontratë tre-vjeçare me vlerë 2.3 milion euro në sezon. /Telegrafi/