Telegrafi

Zyrtare: Kemal Ademi transferohet te Fenerbahce

Fenerbahce ka njoftuar se Kemal Ademi është lojtari i tyre më i ri.

Skuadra turke mbrëmë bëri të ditur se sulmuesi shqiptar gjendej në Stamboll për testet mjekësore.

Ademi ka arritur që t’i kompletojë testet mjekësore te skuadra nga Superliga e Turqisë, për të firmosur më pas edhe kontratën.

Lojtari u largua nga Baseli dhe në këtë edicion do të luajë për Fenerbahcen.

Kemal Ademi shihet si zëvendësues i Vedat Muriqit që në këtë afat kaloi te Lazio. /Telegrafi/