Telegrafi

Zyrtare: Gosens lojtar i Interit

Robin Gosens ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij te Interi, si huazim me detyrimin blerje për 25 milionë euro nga Atalanta.

Reprezentuesi gjerman ka kaluar testet mjekësore mëngjesin e sotëm dhe ka vënë nënshkrimin në kontratë, duke u bërë pjesë e Nerazzurrëve.

Atalanta e bleu 27-vjeçarin nga skuadra holandeze Heracles Almelo në verën e vitit 2017 për vetëm 1.17 milionë euro.

Gosens zgjodhi Interin për të vazhduar të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të luftojë për trofe në Serie A.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Ai pritet të fitojë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse për katër vite e gjysmë.

Sezonin e kaluar, Gosens shënoi 12 gola dhe dha tetë asistime në 44 ndeshje për Atalantën./Telegrafi/