Gonzalo Higuain edhe zyrtarisht karrierën do ta vazhdoj në kampionatin amerikan, MLS.
Sulmuesi argjentinas u largua nga Juventusi pasi me marrëveshje të dyanshme e ndërpreu kontratën me kampionin italian.
Ai tani është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës amerikane Inter Miami.
Klubi amerikan e ka zyrtarizuar atë, me argjentinasin që ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me këtë skuadër.
Without further ado…
Welcome to Inter Miami, Gonzalo Higuaín! pic.twitter.com/tZ8uPkbqeq
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) September 18, 2020
Gjithsesi ajo që ka rëndësi është se Higuain do të luaj në MLS për klubin Inter Miami që për president ka legjendën angleze, David Beckham.
Argjentinasi ka zgjedhur fanellën me numrin nëntë, teksa në këtë klub e gjenë edhe ish-bashkëlojtarin te Juventusi, Blaise Matuidi. /Telegrafi/