Berat Gjimshiti sezonin e ardhshëm do të luajë në radhët e Avellinos në Serinë B.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u transferua nga Atalanta në formën e huazimit për një vit, pasi Avellino mposhti konkurrencën e Betisit dhe Fortuna Dusseldorfit.
Berat Gjimshiti do të mbetet në futbollin italian, por duhet të nisë gjithçka nga e para për të fituar besimin drejtuesve të Atalantës, që vendosën ta transferonin në një skuadër, ku 23-vjeçari kuqezi do të ketë mundësi të luajë në vazhdimësi.
I formuar në futbollin zviceran në akademinë e Zurichit, shtatlarti u bë pjesë e skuadrës së parë në vitin 2011 dhe për pesë sezoni radhazi u aktivizua në 110 ndeshje të kampionatit duke shënuar 5 gola.
Në janar të 2016 firmosi për tre vjet me Atalantën, por luajti në vetëm pesë ndeshje të Serisë A dhe për shkak të hapësirave të kufizuara vendosën ta huazonin te Avellino për të fituar më shumë eksperiencë.