Galatasaray e ka zyrtarizuar blerjen e Sofiane Feghouli nga West Ham për shumën e 4 milionë eurove.
Mesfushori 27 vjeçar do të bashkohet me klubin e madh nga Super Lig turke ku ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Feghouli që më parë ishte pjesë e Valencias kishte kontratë me klubin londinez edhe për tri vite.
“West Ham United dëshiron ta falënderoj Sofianen për punën e tij dhe i uron fat në vazhdimin në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit nga Liga Premier.
Feghouli do t’i hap rrugën ndoshta transferimit më të shtrenjtë në histori të West Ham që e duan William Carvalhon që vlen 30 milionë euro. /Telegrafi/
Feghouli: Şampiyonluk için geldim!https://t.co/niFAgTMldo pic.twitter.com/RFxcCKW7H6
— #ŞampiyonGalatasaray 🏆 (@GalatasaraySK) August 14, 2017