Telegrafi

Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea

Courtois dhe Kovacic (Foto: Getty Images)

Real Madrid ka njoftuar blerjen e Thibaut Courtois nga Chelsea.

Belgu ka në nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare, ndërsa blerja e tij besohet si i ka kushtuar Los Blancos rreth 35 milionë euro.

Nëse vlerësojmë ecurinë aktuale të tregut të transferimeve kjo vlerë është shumë e vogël, por ka ndodhur pasi kontrata e lojtarit përfundonte në qershorin e 2019.

Si pjesë e marrëveshjes është edhe Mateo Kovacic, i cili është huazuar te Chelsea me të drejt blerje.

Courtois testet mjekësore do të bëjë nesër (e enjte) dhe pastaj do të prezantohet në Santiago Bernabeu.

Në të kaluarën 26-vjeçari ishte pjesë e Atletico Madridit, ndërsa karrierën e filloi në Genk.

Chelsea pritet të zëvendësojnë Courtois me Kepa Arrizabalagan e Athletic Bilbaos. /Telegrafi/