Telegrafi

Zyrtare: Brozovic te Interi deri në vitin 2021

Interi ka konfirmuar se Marcelo Brozovic e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021.

Mesfushori kroat pati disa probleme më herët gjatë sezonit pas mosmarrëveshjeve me ish-trajnerin Frank de Boer, por tashmë i ka rregulluar raportet me klubin pas angazhimit të Stefano Piolit.

Lexo po ashtu Brozovic drejt rinovimit me një klauzolë 50 milionëshe

Juventusi dhe Chelsea u përpoqën ta transferonin futbollistin e dikurshëm të Dinamo Zagrebit gjatë verës, por Nerazzurrët nuk e lejuan largimin e tij.

Tash, 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Milano. Kontrata e mëhershme ishte valide deri në vitin 2019.

“Marcelo Brozovic ka nënshkruar vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Beneamata. /Telegrafi/