Përplasja mes Zlkatan Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakut nuk do të kalojë edhe aq lehtë pa u ndëshkuar.
Prokurori Federal, Giuseppe Chine ka filluar hetimet për që të qartësuar situatën se çfarë ka ndodhur mes dy sulmuesve në derbin e zhvilluar në San Siro.
Interi e kishte fituar përballjen 2-1 ndaj Milanit në Kupën e Italisë, mirëpo dyshja kishin një përplasje të ashpër në fund të pjesës së parë.
Ibrahimovic kishte filluar me fyerje ndaj Lukakus, mirëpo edhe ky i fundit i kishte thënë gjëra të përafërta.
Por, ka zëra tani se sulmuesi belg i ka thënë suedezit: “Do të të qëlloj në kokë”.
Tani për tani, Ibra dhe Lukaku janë suspenduar me nga një ndeshje, mirëpo hetimet kanë filluar për rastin.
Prokurorët federal po e hetojnë rastin dhe nesh gjenden dëshmi se ka pasur kërcënime me jetë, atëherë dyshja mund të gjobiten rëndë. /Telegrafi/