Telegrafi

Zjarri i madh në qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë, Policia jep detajet e fundit – zjarrfikësit e disa qyteteve në vendngjarje

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur për Telegrafin se ende po vazhdojnë të jenë në flakët e mëdha të zjarrit depot dhe qendrëa tregtare ELKOS Center në Pejë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, në fillim janë përfshi nga flakët e zjarrit depot, më vonë edhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë.

Lexo po ashtu Policia në Pejë: Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar

Ai po ashtu bëri të ditur se në vendngjarje janë të gjithë njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e vendit.

“Njëherë depotë janë përfshi nga flakët, pastaj është përfshi nga zjarri edhe qendrat tregtare ELKOS-it. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e tjera”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Lexo po ashtu Zjarr i madh në Pejë, digjet objekti i Elkos Center, pamje nga vendi i ngjarjes

Telegrafi do të ju mbajë të informuar në vazhdimësi. /Telegrafi/