Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ndihet i palumtur pasi nuk po bie në ujdi me presidentin e klubit, Florentino Pereze, sa i përket transferimeve në skuadër.
Mbretërit gjenden në vendin e katërt në La Liga, me tetë pikë më pak se rivali i urryer, Barcelona, dhe në vend të dytë në grupin e Ligës së Kampionëve.
Kjo ka bërë që Zidane të jetë i etur për të përforcuar edhe më shumë skuadrën pasi nuk po përjeton një fillim sezoni të mirë dhe tani ka etiketuar shtesat e nevojshme që i dëshiron.
Megjithatë, francezi e ka një problem të madh, pasi nuk po bie në ujdi me presidentin e tij, Perez, i cili po kërkon transferime tjera.
Perez po fokusohet në sjelljen e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala në Santiago Bernabeu vitin e ardhshëm dhe Zidane po mundohet ta bllokoj këtë.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Zidane po kërkon që Perez të bjerë në ndjekje dhe të fokusohet në sulmuesin e Chelseat, Eden Hazard.
Zidane e ka admiruar shumë sulmuesin e Belgjikës dhe dëshiron të punojë me yllin e Chelseat në Real.
Perez, megjithatë, e konsideron Dybalan më të ri dhe si perspektivë më të mirë, me lojën e tij plot lëvdata me shkathtësi më të madhe. Ylli i Juves mund të arrijë si një sulmues i jashtëm ose si një mesfushor sulmues. /Telegrafi/