Telegrafi

Zgjidhen dyshimet, Brozovic vazhdon karrierën te Al Nassr

(Foto: Getty/Twitter)

Marcelo Brozovic është pajtuar që ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite te Al Nassr.

Mesfushori kroat kishte dyshimet e tij për t’u larguar nga futbolli elitar në moshën 30 vjeçare, megjithatë klubi saudit e ka bindur që t’i bashkohet.

Në fakt, ka qenë Al Nassr që i ka pranuar të gjitha kushtet e që i ka kërkuar lojtari i Interit për t’iu bashkuar atyre.

Lexo po ashtu E paqartë e ardhmja e Brozovic – Barca nuk ia plotëson akoma kushtet, atij nuk i pëlqen ideja të shkojë në Arabinë Saudite

Nerazzurrët do të përfitojnë 23 milionë euro nga shitja e futbollistit, derisa Brozovic do të përfitojë një total prej 100 milionë eurosh për tri vitet (deri në qershor 2026) që do t’i kalojë në Saudi Pro League.

Ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore ditën e premte, para se të bëhet gjithçka zyrtare.

Te klubi i ri, kroati do ta takojë superyllin e futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili ishte nismëtari i transferimit të emrave të mëdhenj të futbollit evropian drejt Arabisë Saudite. /Telegrafi/