Site icon Telegrafi

Zgjedhjet në veri, në garë PDK, VV dhe Lista serbe

Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në veri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Më 19 maj do të zgjidhen kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre./Telegrafi/

Exit mobile version