Telegrafi

Zeneli te Dardanët e Mugosa te malazezët: Dy futbollistët që mund të vendosin për takimin Mali i Zi – Kosovë

Mali i Zi dhe Kosova do të ballafaqohen sonte në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Lexo po ashtu Kosova përballë Malit të Zi: Statistika, analizë dhe parashikim

Malazezët do të jenë nikoqir të Dardanëve në stadiumin e kryeqytetit të Podgoricës, me fillim në ora 20:45.

Stefan Mugosa

Tashmë mediat botërore këshillojnë shikuesit e këtij takimi të keni vëmendjen te dy lojtarët, të cilët mund të vendosin edhe për fituesin.

Stefan Mugosa shihet si lojtari më i rrezikshëm te vendasit, i cili në kualifikime ka arritur të shënojë një gol.

Lexo po ashtu Challandes ka vendosur tashmë, ky pritet të jetë formacioni titullar ndaj Malit të Zi - ndryshime në mbrojtje

Por, në mungesë së Stevan Joiveticit, sulmuesi i ekipit kinez, Incheon United, mbetet lojtari me më së shumti gola për malazezët. Lojtari 27-vjeçar deri më tani ka pasur 29 paraqitje për kombëtaren dhe ka realizuar shtatë gola në të gjitha garat.

Arbër Zeneli (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Te përfaqësuesja e Kosovës nuk do të ketë mungesa në fazën sulmuese, por më i miri deri më tani është anësori, Arbër Zeneli, i cili ka shkëlqyer edhe në kualifikimet e Ligës së Kombeve.

Futbollisti i skuadrës Reims, deri më tani me përfaqësuesen ka realizuar shtatë gola në 17 paraqitje në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Fakte interesante para takimit Mali i Zi-Kosovë

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A me një pikë, po aq sa ka edhe Mali i Zi i vendit të katërt, por që ka një ndeshje më shumë. /Telegrafi/