Site icon Telegrafi

Zemaj: Dallimi i pagave në sektorin privat dhe publik duhet të harmonizuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zenaj, pas kërkesës së PSD-së që të rritet paga minimale, ka thënë se dallimi i pagave duhet të harmonizuar.

Zemaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se punëtorët duhet të kenë trajtim të dinjitetshëm.

Lexo po ashtu Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale

“Paramendojeni si ndihet një punëtorë që dikush e ka pagën 5,000 euro e dikush 170 euro. Kjo është më shumë kërkesë për ta rregulluar. Kjo temë duhet ta ketë një trajtim dinjitoz dhe jo populiste, një zgjidhje adekuate për ta mbajtur stabilitetin ekonomik. Dallimi i pagave në sektorin privat dhe publik duhet të harmonizuar që është kërkesë jetësore. GP LDK do të ndihmoj në këtë aspekt që të bëhët trajtimi i dinjitetshëm”, ka thënë Zemaj.

Lexo po ashtu Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk duhet të ketë pagë më të ulët se 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version