Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka thënë deputetëve suedezë në Parlamentin e këtij shteti evropian, se Ukraina meriton të ketë vendin e saj në Bashkimin Evropian.
Duke mbajtur një takim virtual me politikanë nga e mbarë bota, Zelensky tha se “ukrainasit nuk po luftojnë vetëm për qytetarët e Ukrainës, por për sigurinë e Evropës, dhe se me këtë veprim mendon se meriton që vendi i tij të jetë anëtare me të drejta të plota në BE”, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE pak disa pasi fillojë pushtimi rus, por ekzistojnë pak gjasa që një gjë e tillë të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Për të ndodhur një gjë e tillë, duhet të kalohet nëpër disa procese që janë rigoroze për t’ju bashkuar bllokut. /Telegrafi/