Site icon Telegrafi

Zelensky: Përdorimi i armëve perëndimore për ta sulmuar territorin rus, vetëm çështje kohe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se që Ukraina do të përdorë armët perëndimore për të goditur territorin rus është vetëm çështje kohe.

Raportohet se Zelensky sapo ka nënshkruar një pakt sigurie me Suedinë, marrëveshje kjo e 13-ta me një vend perëndimor.

Gjithashtu, ai po sinjalizon se Kievi do të godasë veriun e Kharkivit pasi vende si SHBA-ja dhe Gjermania larguan kufizimet e armëve për Ukrainën, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj se përdorimi i çdo arme, arme perëndimore, në territorin e Rusisë, është vetëm çështje kohe”, tha Zelensky.

Duke shkuar më tej, presidenti ukrainas bëri thirrje që në samitin e NATO-s muajin e ardhshëm të trajtohet anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake.

Ndërkohë, Rusia vazhdon me kërcënimet e saj për hakmarrje nëse ukrainasit i bashkohen bllokut ushtarak.

Ndryshe, Zelensky pritet të nënshkruajë edhe të tjera marrëveshje sigurie me Norvegjinë dhe Islandën, të dyja gjithashtu vende anëtare të NATO-s. /Telegrafi/

Exit mobile version