Site icon Telegrafi

Zelensky për Orbanin: Politika e tij ndonjëherë nuk është miqësore me ne

Volodymyr Zelenskyy, i cili ka mbajtur një konferencë shtypi, është pyetur nëse ndonjë lider, si kryeministri hungarez Viktor Orban, i ka bërë presion Ukrainës që të pajtohet për një armëpushim me Rusinë.

“Kurrë nuk kam folur me Viktor Orbanin për armëpushim me Rusinë apo për ndonjë takim me Putinin”, thotë presidenti ukrainas.

“Për mua është diçka e çuditshme. Ndonjëherë politikat e tij nuk janë shumë miqësore me ne dhe ai e di këtë”, shtoi lideri i Ukrainës, raporton skynews.

Lexo po ashtu Viktor Orban u hakmor në mesnatë ndaj Brukselit, Hungaria vendos veto kundër ndihmave për Ukrainën

“Kam shumë pyetje për të, por gjithsesi ne jemi fqinjë edhe me gjithë këto sfida. Ne po mundohemi të gjejmë zgjidhje në disa çështje, por për këtë duhet të organizojmë takime”, shtoi ai.

Zelensky pohoi se e pyeti Orbanin pse nuk po e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, “Ai nuk më dha ndonjë arsye. Por, palët do të punojnë për këtë”.

Ndryshe, Hungaria ka bllokuar një ndihmë prej 50 miliardë euro të BE-së për Ukrainën, por ka lejuar që të nisin negociatat për anëtarësimin e shtetit ukrainas në Union. /Telegrafi/

Exit mobile version