Site icon Telegrafi

Zelensky për bisedën e shkurtër me Orban: I thashë të më jepte vetëm një arsye

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se gjatë një bisede me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, ai i kërkoi atij të përmendte vetëm një arsye pse Ukraina nuk duhet të jetë në BE.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zelensky tha se po priste përgjigjen e Orbanit.

“Nuk mund të them se ishte një takim veçanërisht ose i planifikuar qëllimisht. Ne patëm një dialog. Kjo është e vërtetë”.

“Mendoj se duhet të organizojmë një takim konstruktiv mes vendeve tona sepse kemi kufij të përbashkët, jemi fqinjë dhe duhet të flasim”, ka thënë Zelensky.

“Një temë shumë e rëndësishme që e ngrita me të ishte se duhet të flasim, duhet të zgjidhim problemet. Kjo është arsyeja pse ne vetëm duhet të takohemi. I kam treguar se kam një qëndrim pozitiv ndaj kësaj ideje”.

Lexo po ashtu Shfaqen pamje të bisedës mes Zelenskyt dhe Orban, njeriut që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE

“Së dyti. Unë mendoj se kam të drejtë [nëse e them këtë] dhe ia kam bërë të qartë se ai nuk ka asnjë arsye për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. I kërkova të më jepte vetëm një arsye. Jo tre, jo pesë, jo dhjetë, vetëm një arsye, dhe unë jam duke pritur për një përgjigje”, ka thënë më tej Zelensky.

Ndryshe, më 10 dhjetor, Zelensky pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin hungarez Viktor Orbán gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur të Argjentinës.

Lidhur me këtë, Zelensky kishte thënë se biseda ishte “sa më e sinqertë që të ishte e mundur”. /Telegrafi/

Exit mobile version