Telegrafi

Zelensky: Nëse nuk na jepni aeroplanë, atëherë dëshironi që edhe ne të vritemi

Pak më herët presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte përshkruar shkatërrimin total të aeroportit civil në qytetin e Vinnytsia, në jug-perëndim të Kievit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai përsërit gjithashtu lutjen drejtuar liderëve botërorë për një zonë ndalim-fluturimi.

“Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë”, thotë ai.

“Nëse nuk e bëni këtë, nëse të paktën nuk na jepni aeroplanë që të jemi në gjendje të mbrohemi, mund të ketë vetëm një përfundim: ju gjithashtu dëshironi që ne të vritemi ngadalë”.

Vendet e NATO-s deri më tani kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Kjo do të thotë të angazhohesh drejtpërdrejt në qiejt ukrainas dhe të qëllosh mbi ta nëse është e nevojshme.

Kjo, argumentojnë ata, do të shkaktonte një konflikt më të gjerë me Rusinë. /Telegrafi/