Telegrafi

Zelensky dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për pakon e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë nga BE-ja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka zhvilluar një bisedë shumë të rëndësishme telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi për luftën në Ukrainë.

Zelensky ka theksuar se ai dhe Macron gjithashtu kanë diskutuar për çështjen e furnizimit me naftë, dhe ndihmën mbrojtëse nga Franca, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë

“I tregova për ushtarët nga Azovstali dhe procesin e negocimit. Kam ngritur si çështje edhe furnizimin e Ukrainës me naftë”, ka shtuar Zelensky.

“Gjithashtu kemi diskutuar për përkrahjen mbrojtëse nga Franca, përgatitjen e pakos së gjashtë (nga Bashkimi Evropian) të sanksioneve (kundër Rusisë), dhe mënyrën e mundshme për eksportimin e grurit të Ukrainës”, tha për fund presidenti ukrainas. /Telegrafi/