Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në profiln e tij në Facebook, ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka qenë një nga shefat e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Në një shkrim tjetër, ai thotë se Rexhep Selimi dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë qenë “bosa” brenda strukturave të SHIK-ut. Shkrimin e tij mund ta lexoni më poshtë.
“Rexhep Selimi ka qene Minister e Brendshem i Qeverise te Perkoheshme
Qeveria e perkoheshme, ne krye me Hashim Thaçin, themeluan shume institucione pas lufes. Tri prej tyre ishin: Shiku, Ministria e Puneve te Brendshme, dhe TMK, ne kuader te se ciles ishte G-2.
Strukturen e Shikut e ka udhehequr Kadri Veseli. Minister i Brendshem ishte Texhep Selimi. Shef i TMK se, ishte Agim Çeku.
Duke u bazuar ne kete strukture, une mendoje qe pa miratimin e SHikut, nuk kishin mu ba ministra as Rexhep Selimi, as Agim Çeku. Po e them kete duke u nisur nga vetja ime, ku Shiku, ne krye me Kadri Veselin, dhe bosin e tije, Hashim Thaçi, nuk kishin pranuar propozimin e Rugoves qe une te behesha drejtor i pergjitheshem i RTK/se. Ka qene koha kur shpalleshe delja e zeze, nese pije kafe me njetezit e LDK se.
Te dyja palet luanin felliqte me njeritjetrin.
Mbi bazen e gjithe kesaj, une nuk them qe Rexhep Selimi, apo Hashim Thaçi kane qene brenda strukturave te Shikut me libreza, po indirekt, kane qene bosa.
Dallimi eshte se Rexha e kriyikon SHikun, Hasha jo. Si do qofte, deshiroje te them nje shqetesim si deputet: nuk po shqetrsohem çka pa akuzon Dardan Molliqaj, as Blerand Stavileci, po ama po brengosem qe vendi im eshte pa Prokuror!!!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/