Telegrafi

Zbulohet oferta e refuzuar e Unitedit për Vedat Muriqin

Mediat turke kanë zbuluar se Manchester Unitedi dështoi me një ofertë të janarit për sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqi.

Sipas mediumit turk Fotospor, Fenerbahce ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga United për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.

Gjigandi turk nuk do të humbas lojtarin para fundit të sezonit dhe duan pesë milionë euro tjera përpara se të përgatiten për të diskutuar largimin e Muriqit.

Lexo po ashtu Agjenti i Vedat Muriqit tregon të vërtetën në lidhje me ofertat e refuzuara të Unitedit, Tottenhamit dhe Burnleyt

Agjenti i Muriqit, Haluk Canatar u raportua se kishte kërkuar një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e klientit të tij, por Feneri nuk pranoi, duke premtuar se do të linte lojtarin të largohej nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Qendërsulmuesi prizrenas, i cili ka 23 paraqitje dhe 8 gola për Kosovën, është në formë jetësore në ligën turke me 13 gola dhe pesë asistime në 20 ndeshje këtë sezon.

Lexo po ashtu Gjashtë klube të Ligës Premier janë vënë pas Vedat Muriqit, në verë pritet luftë e nxehtë për sulmuesin shqiptar

Bordi i “Kanarinave të Verdha” mendon se forma e Muriqit është e tillë që ata mund të mbledhin deri në 50 milionë euro pas një sezoni të plotë.

Përveç Unitedit, interesim për yllin e Dardanëve kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Bournemouth dhe Burnley. /Telegrafi/