Milot Rashica është duke kaluar muajt e fundit si futbollist i skuadrës gjermane Werder Bremen.
Ylli i Kosovës ka kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion, por që skuadra e tij nuk ka pasur rezultatet e duhura dhe rrezikon rënien në Bundesliga 2.
Mediat gjermane kanë raportuar se Werderi do të shes shumë futbollist pasi është në një krizë të madhe.
Vetëm mbetja në Bundesliga shpëton nga një krizë më e madhe klubin me traditë të gjatë në futbollin gjerman.
Njëri nga xhevahiret e tyre është Milot Rashica, futbollist që pritet t’i mbush arkat e klubit.
Mediat gjermane kanë zbuluar edhe klauzolën që ka Rashica tek Werderi.
Numri shtatë i skuadrës bardh e gjelbër ka një klauzolë largimi prej 38 milionë euro, por kjo klauzolë është vetëm për skuadrat jashtë Gjermanisë që duan ta transferojnë Rashicën.
Borussia Dortmund, RB Leipzig, Bayern Munich dhe Schalke 04 që po e kërkojnë brenda territorit të Gjermanisë duhet të shpenzojnë më shumë për ta bindur Bremenin të heqë dorë nga Rashica.
23-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadrat angleze si Liverpool, Southampton, Crystal Palace e Newcastle United, derisa interesim ka shfaqur edhe gjiganti portugez Benfica.
Rashica këtë edicion është paraqitur në 22 ndeshje mes kampionatit dhe kupës, ku ka shënuar 10 gola e ka bërë katër asistime. /Telegrafi/