Telegrafi

Zbulohet formacioni me lojtarët më të paguar në secilën pozitë në Ligën Premier

Është zbuluar 11-ja e lojtarëve më të paguar në Ligën Premier dhe dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland kryesojnë listën.

Kur bëhet fjalë për pagat e tyre, disa futbollistë me të vërtetë e fitojnë atë me paraqitjet e tyre, ndërsa disa tjerë nuk po justifikojnë pagat e mëdha që po marrin.

Haaland, për shembull, meriton çdo cent që merr te City, çdo ditë apo çdo javë, pasi së fundmi ka shënuar golin e tij të 49-të të sezonit.

Në fakt, kampionët e Ligës Premier thuhet se tashmë duan të rrisin pagën e tij, më pak se një vit pasi ai mbërriti, në mënyrë që ta mbajnë atë jashtë kthetrave të Real Madridit në të ardhmen e afërt.

Megjithatë, lojtari me pagën më të lartë është De Bruyne, i cili paguhet 447,526 mijë euro në javë, ndërsa Haaland fiton 419,555 mijë euro në javë.

Nga ana tjetër, disa po pyesnin pse David de Gea e gjen veten si portieri më i paguar në botë, pas gabimeve të tij në humbjen e Manchester United nga Sevilla së fundmi.

Spanjolli paguhet po aq sa Haaland me 419,555 mijë euro në javë, ndërsa pas tij vjen ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili fiton 391,585 mijë euro në javë dhe ka vend në sulmin e formacionit më të paguar në Ligën Premier, ashtu sikurse edhe Jadon Sancho që fiton shifrën e njëjtë sikurse egjiptiani.

Në formacion, mbrojtësi me pagën më të lartë është Raphael Varane, i cili përfiton 383,024 mijë euro në javë, ndërsa pas tij vjen dyshja e Chelseat, Kalidou Koulibaly me 333,224 euro në javë dhe Reece James me 282,394 mijë euro në javë, si dhe Ivan Perisic i Tottenham Hotspur me 201,368 mijë euro në javë.

Në mesfushë, dyshja e lojtarëve më të paguar janë Casemiro me 338,872 mijë euro në javë dhe Enzo Fernandez me 326,045 mijë euro në javë.

Formacioni me lojtarët më të paguar në secilën pozitë

/Telegrafi/