Telegrafi

Zbulohet çmimi i Mattia Perin

Portieri i talentuar italian, Mattia Perin është duke e zhvilluar stinorin e tij të fundit te Genoa.

Perin është lidhur me disa skuadra në të kaluarën, mirëpo tani agjenti i lojtarit ka zbuluar edhe çmimin që duhet të paguhet nga ekipet për ta transferuar atë.

Genoa kërkon rreth 15 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e saj që ka kontratë me ta deri në vitin 2019.

“Perin do të largohet në verë nga Genoa nëse vije një oferta nga 12 deri në 15 milionë euro”, shprehet Moreno Roggi, agjenti i lojtarit.

“Ka shumë klube të interesuara për të, ndërsa në fund do ta shqyrtojmë ofertën më të mirë”, shprehet Roggi.

Manchester United, Juentus, Napoli, Fiorentina, Arsenal, Liverpool dhe Paris Saint Germain janë ekipet e interesuara për shërbimet e reprezentuesit italian. /Telegrafi/