Telegrafi

Zbulohen pesë futbollistët e parë që do të jenë në listën e 30 lojtarëve për Topin e Artë (Foto)

Tashmë janë publikuar emrat e pesë lojtarëve që do të jenë pjesëmarrës në listën prej 30 futbollistëve për ‘Topin e Artë’.

I pari që u publikua nga France Football ishte Neymar i Paris Saint-Germaini, braziliani që gjatë verë u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro.

Pas tij vjen Luka Modric i Real Madridi dhe Paulo Dybala i Juventusit.

I katërti me radhë është Marcelo nga Reali, pra lojtari i dytë i Los Blancos.

Befasia në këtë top pesëshe është N’Golo Kante i Chelseas.

Në vazhdim do të publikohen edhe emrat tjerë, ku normalisht që nuk pritet të mungojë ai i Cristiano Ronaldos.

Portugezi është favorit edhe këtë sezon. Por, edhe këtë herë do të jetë i rivalizuar nga Lionel Messi. /Telegrafi/