Zbulohen katër skuadrat që e dëshirojnë Thiago Silvan
Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva pritet të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pasi nuk po gjen gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës me gjigantin francez, Silva do të largohet nga ‘Parc De Princes’.
Ka qenë agjenti i lojtarit që ka thënë për mediat franceze se janë katër skuadra të mëdha që e dëshirojnë klientin e tij.
“Janë katër skuadra të mëdha evropiane që janë të gatshme të nënshkruajnë menjëherë me Silvan, ne do të bisedojmë me to në janar”, deklaroi agjenti i lojtarit, Paulo Tonietto.
Mirëpo sipas medieve franceze, janë tri skuadrat nga La Liga, Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid që po e duan lojtarin.
Gjithsesi në garë është edhe gjiganti anglez Chelsea. /Telegrafi/