Site icon Telegrafi

Zaniolo pranon një ofertë marramendëse nga Al-Hilal

Raportet e mediave nga Turqia pretendojnë se sulmuesi i Galatasaray, Nicolo Zaniolo ka marrë një ofertë me vlerë më shumë se 100 milionë euro nga skuadra saudite Al-Hilal.

24-vjeçari italian u largua nga Roma për në skuadrën turke në shkurt dhe tregoi disa shenja pozitive në gjysmë-sezonin e tij të parë në klub, duke shënuar pesë gola në 11 paraqitje.

Javët e fundit, raportet janë shfaqur se Zaniolo mund të rikthehet shpejt në Serie A dhe ai dha një intervistë ku përmendi dashurinë e tij për Juventusin.

Lexo po ashtu Zaniolo e pranon publikisht: Juventusi është skuadra e zemrës, do të doja të transferohesha

Megjithatë, siç raportohet nga mediat turke përmes Tuttomercatoweb, Zaniolo ka marrë një ofertë tepër fitimprurëse nga Al-Hilal, një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 120 milionë euro në total.

 

Atij i është dhënë 15 ditë kohë për t’u përgjigjur për ofertën prej 30 milionë eurosh në vit.

Al-Hilal dhe klubet e tjera të Superligës Saudite kanë qenë tepër aktive këtë verë, duke përdorur investimin e tyre të ri nga fondi sovran i pasurisë PIF për të tërhequr lojtarë të ndryshëm të njohur nga Evropa. /Telegrafi/

Exit mobile version