Legjenda e Barcelonës Xavi ka deklaruar se ka disa lojtarë të mëdhenj që ka treguar “ADN-në” e klubit katalunas në të gjithë Evropën.
Xavi ka vendosur të varrë këpucët e tij vitin e ardhshëm pas një sezoni të fundit në Katar me Al Sadd.
Por, që nga largimi i tij nga Camp Nou nuk ka reshtur asnjëherë të flas për ish-skuadrën e tij.
Së fundmi, Xavi është pyetur për mesfushorët që i ngjajnë dhe mund të luajnë për Barcelonën dhe spanjolli ka zbuluar disa prej tyre që kanë ‘ADN-në’ e katalunasve.
“Lojtarët që duken si unë? Ka shumë”, ka thënë fillimisht Xavi për Catalunya Radio.
“Nëse shohim mesfushorët e Manchester Cityt, ata janë lojtarët më të mirë, David Silva, (Ilkay) Gundogan, (Kevin) De Bruyne”.
“Në Bayern Munich, është Thiago Alcantara dhe PSG ka (Marco) Verrattin dhe (Adrien) Rabiotin. Ka shumë lojtarë që do të përshtateshin në sistemin e Barçës”.
“Ata janë lojtarë me ADN të Barçës, siç ishte rasti për (Santi) Cazorlan ose (Cesc) Fabregasin”. /Telegrafi/