Legjenda e Barcelonës, Xavi ka thënë se ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling mund të zëvendësojë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si më i miri në botë.
Reprezentuesi anglez është zhvilluar shumë, nga një talent në lojtar të klasit botëror nën urdhrat e trajnerit të Cityt, Pep Guardiola .
Sterling tashmë ka gjashtë gola këtë sezon dhe Xavi pret që ai të vazhdojë përparimin e lojës së tij dhe të bëhet më i miri.
“Messi dhe Ronaldo kanë mbizotëruar çmimet më të mira të lojtarëve në botë për kaq shumë vite, është e vështirë të kujtosh kohën para tyre”, ka thënë fillimisht Xavi për The Mirror.
“Messi është më i miri ndonjëherë për mua – dhe edhe pse të dy akoma janë duke luajtur në një nivel shumë të lartë – do të vijë dita jo shumë larg, kur dikush tjetër duhet të futet në ato këpucë”.
“Ju shikoni lojtarët e rinj që mund të kurorëzohen në të ardhmen si më të mirët në botë dhe ju ende mendoni për Neymar, Mbappe, Salah, dhe natyrisht Sterling”.
“Unë e shoh këtë moment – dhe Sterling po fiton atë garë”, përfundoi legjenda e Barcelonës. /Telegrafi/