Telegrafi

Xavi nuk e di se me kë t’ia fillojë – por e shpejtë do jetë përzgjedhja

Ansu, Ferran, Raphinha dhe Dembele janë lojtarët që do të luftojnë për vendin e startuesit në 11-ën e parë.

Xavi Hernandez ka thënë për kohë të gjatë që dëshiron lojtar të klasit të parë për çdo pozitë në Barcelonë dhe duket se i ka marrë disa të tillë këtë verë.

Tani ai do të përballet me një problem, sidomos për sulmuesit e krahut. Ai ka dy startues për këto pozicione, që të gjithë mund të luajnë në 11-ën e parë edhe në Ligën e Kampionëve. Madje edhe Memphis Depay do të dëshironte ta kishte një vend edhe pse shihet se ai nuk është në planet e skuadrës nga Camp Nou.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Ousmane Dembele është emri i parë që do të starton nga ana e djathtë. Xavi beson që francezi dhe ai është zgjedhja e parë e tij. Trajneri beson që lojtari është më i miri në botë në pozicionin e tij.

Pastaj aty është Raphinha, i cili ka arritur për të qenë në garë me francezin. Ai ka fituar tifozë tashmë dhe Xavi e ka testuar disa herë në krahun e majtë ashtu si Dembelen.

Në të majtë janë Ansu Fati dhe Ferran Torres që do të luftojnë kokë me kokë për një vend në formacion.

Lexo po ashtu Rrjedhin në internet pagat e 'çmendura' të lojtarëve të Barcelonës - duket se katalunasit po "luajnë me zjarrin"

I riu, Fati, ka pasur probleme me lëndime prej që hyri në skuadrën e parë por është dukur mirë në ndeshjet parasezonale të Barcelonës dhe nëse nuk lëndohet ai mund të konsiderohet zgjedhje e parë.

Torres ishte lojtar kyç pasi arriti në janar sezonin e kaluar ku ka luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Lista me 11 lojtarët që priten të largohen nga Barcelona

Gjithanshmëria e tij do t’i hyjë në funksion dhe duket se edhe këtë sezon ai do të jetë në gjendje që të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, madje edhe si numër 9 pas Robert Lewandowskit dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Pastaj në listë është emri i Memphis. Xavi disa herë ka startuar me të në ndeshje parasezonale por ai nuk pritet që të jetë pjesë e planeve të klubit këtë sezon dhe i është kërkuar që të gjejë klub të ri gjatë muajit.

Xavi, si rezultat, do të këtë problem që ta menaxhojë këtë cilësi. Ai ka lojtarë me kualitet të lartë të cilët garojnë në çdo fushë të skuadrës. Të gjithë e dinë që ata duhet të shënojnë e punojnë për ta mbajtur pozitën e tyre. /Telegrafi/